Manchester United është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e yllit të Wolverhampton Wanderers, Matheus Cunha.
Sipas raportimeve nga Sky Sports, sulmuesi brazilian ka dhënë miratimin për të kaluar te “Djajtë e Kuq” dhe është gati të bjerë dakord për kushtet personale me klubin, shkruan Arbresh.info.
Trajneri Ruben Amorim e ka aprovuar këtë lëvizje, duke e konsideruar Cunhan si një përforcim ideal për projektin e tij te Manchester United.
BREAKING: Matheus Cunha is set to join Manchester United after the season ends this weekend ?
Despite interest from other clubs, Cunha wants to play for Man Utd and Sky Sports News has been told the deal is almost agreed ✍️ pic.twitter.com/L2ggj9je4g
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) May 19, 2025
Forma mbresëlënëse e 25-vjeçarit ka bërë që ai të tërheqë vëmendjen e klubit anglez — Cunha ka realizuar 33 gola dhe ka dhuruar 15 asiste në 90 ndeshje për Wolves.
Vetëm këtë sezon, ai ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 34 paraqitje në të gjitha garat. Manchester United pritet të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 74 milionë euro, me Wolves që janë të gatshëm të pranojnë pagesa me këste.
Marrëveshja pritet të mbyllet së shpejti, me Cunhan që mund të jetë i gatshëm të bashkohet me skuadrën për turneun parasezonal në Shtetet e Bashkuara./Arbresh.info
Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime, rasti po he...
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...