Kapiteni, Ardian Cuculi, ka folur para ndeshjes me Pelisterin duke thënë se do ta japin maksimum, ndërsa vlerëson se fituesi do të përcaktohet nga ai që jep më të mirën në fushë.
Shkëndija luan nesër në stadiumin “Mladost” në Strumicë me fillim në orën 17:30.
“Na pret një sfidë interesante. Në finale fiton çdo herë ai që është më i miri në fushë. Ne do të japim maksimumin, që për të dytin vit radhazi të kurorëzohemi me Kupën e Maqedonisë”.
“Apeloj deri tek të gjithë tifozët që të vijnë dhe të bëjnë tifo në mënyrë fer dhe korrekte dhe në fund shpresoj se do ta kthejmë Kupën sërish në Tetovë”, është shprehur kapiteni i KF Shkëndijës, Ardian Cuculi.
Në konferencë ishte i pranishëm edhe trajneri Erhan Selimi i cili kërkoi po ashtu fitore.
QKUK jep detaje për gjendjen e të riut që u ther me thikë në...
Rama: E bllokojnë Skënderajn si në gjendje lufte, kurse Kurt...
“Po na vonojnë, por Prishtina do të transformohet”, Perparim...
Kritika e Mark Rutte: Shumë vende të NATO nuk ndajnë fonde t...
Neuer rikthehet nga pensionimi për Botërorin 2026
Vizita te Thaçi në Hagë, Krasniqi: Ai mbetet i palëkundur dh...