
Inter Milans Yann Bisseck (R) jubilates with his teammates after scoring goal of 1 to 0 during the Italian serie A soccer match between Inter and Lazio at Giuseppe Meazza stadium in Milan, 18 May 2025. ANSA / MATTEO BAZZI
Pasi arritën të triumfojnë në Fa Cup edicionin që lamë pas, Crystal Palace po mendon të bëj disa përforcime për edicionin e ri, që të ketë një përfaqësim sa më të mirë në garat evropiane.
Skuadra angleze ka përgatitur një ofertë prej 32 milionë eurosh për mbrojtësin gjerman të Interit, Yann Aurel Bisseck, shkruan Arbresh.info.
Sipas Gazzetta dello Sport, Interi e vlerëson 23-vjeçarin me rreth 35 milionë euro dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit të tij gjatë kësaj vere, nëse vjen një ofertë e kënaqshme.
24-vjeçari ka një kontratë që e mban të lidhur me “Nerrazurrët” deri në vitin 2029, andaj Palace i duhet të paguaj rreth 35 milionë për transferimin e tij.
Bisseck ka qenë një prej zbulimeve të ish-trajnerit zikaltër Simone Inzaghi, i cili u largua drjet Al-Hilalit këtë verë.
Ai u transferua tek Interi në vitin 2023 nga Aarhus i Danimarkës. Mbrojtësi ka luajtur gjithsej 67 ndeshje me klubin zikaltër, ku ka shënuar pesë dhe ka dhuruar pesë asistime./Arbresh.info
Juventus shënon fitore minimale ndaj Bolognas në udhëtim
Hamza: Asnjë luftëtar i lirisë nuk do të jetë kurrë vetëm, a...
Prishtina fiton derbin me Bashkimin – humbja e katërt ...
Numri i të vrarëve rritet në 16 nga sulmi në Australi
Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar
Për herë të dytë me radhë, “Team Vitality” fiton Majorin në ...