Crystal Palace është shpallur kampion i Community Shield pasi mposhti Liverpoolin pas ekzekutimit të penalltive.
Të parët që kaluan në avantazh ishin pikërisht ‘Të Kuqtë’, të cilët realizuan për 1-0 në minutën e katërt përmes Hugo Ekitike.
Pas një kundërsulmi të shpejtë, Palace ia doli që të fitojë një penallti në minutën e 17-të si rezultat i një ndërhyrje të palejueshme nga Virgil Van Dijk.
I saktë nga pika e bardhë u tregua Jean-Philippe Mateta i cili realizoi për 1-1 duke e mposhtur Alissonin.
Sidoqoftë, gëzimi i Palace nuk zgjati edhe aq shumë, pasi Liverpooli realizoi sërish për ta rikthyer epërsinë.
Në tentim për të dërguar një krosim në zonë, Jeremie Frimpong (21’) të shënojë për rezultatin 2-1.
Në minutën e 52-të Ekitike shpërdoroi një mundësi ideale për të realizuar golin e tretë për Liverpoolin, pasi dështoi përballë Henderson.
Palace ia doli që të barazojë rezultatin në minutën e 77-të përmes Ismaila Sarr i cili pranoi një top brenda zonës për të realizuar për 2-2.
Kështu koha e rregullt përfundoi baras dhe u desh ekzekutimi i penalltive, aty ku më të saktë ishin skuadra e Crystal Palace që fituan me rezultat 3-2.
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...