Futbollisti Cristiano Ronaldo është bashkuar zyrtarisht në klubin e miliarderëve përkrah sportistëve tjerë si Floyd Mayweather dhe Tiger Woods, duke u bërë lojtari i parë i futbollit që arrin të bëhet miliarder.
35-vjeçari, i cili u emërua futbollisti më i paguar në planet në vitin 2020, sipas Forbes, është gjithashtu atleti me fitimet më të larta pasi i mori dy milionë euro vetëm përmes postimeve në rrjetin social Instagram, shkruan “The Sun” transmeton portali arbresh.info

Me 429.3 milionë ndjekës në të gjitha platformat e mediave sociale, si dhe një pagë së bashku me shpërblime që shkon tek 65 milionë dollarë te Juventusi, Ronaldo mbetet një nga atletët më të paguar në sport.
Sipas ‘The Sun’, ish-sulmuesi i Manchester Unitedit dhe Real Madridit është bërë miliarderi i parë i futbollit para rivalit Lionel Messi, i cili gjithashtu pritet të arrijë këtë shifër vitin e ardhshëm.
Ronaldo fitoi gjithsej 105 milionë dollarë për vitin 2020, 45 milionë dollarë nga Nike, Altice, Herbalife dhe marka e tij CR7, me ç’rast arriti të grumbullojë 1 milion dollarë më shumë sesa Messi, i cili fitoi 32 milionë dollarë nga reklamat e ndryshme dhe 72 milionë dollarë nga paga dhe bonuset.

Lojtarët: Neymar, LeBron James, Stephen Curry, Kevin Durant, Tiger Woods, Kirk Cousins dhe Carson Wentz përbëjnë dhjetëshen e parët, ndërsa emra si Tyson Fury, Leëis Hamilton, Conor McGregor dhe Anthony Joshua mbeten në poshtë në listë. /arbresh.info/
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë