Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo thuhet se ka kërkuar nga trajneri Zinedine Zidane të heq dorë nga sulmuesi Borja Mayoral, por francezi ka rezistuar.
Kampioni në fuqi i Evropës dhe Spanjës është duke pasur një fillim mjaftë të vështirë në kampionatin spanjoll, pasi qëndrojnë në pozitën e tetë në tabelë pas pesë ndeshje duke mbledhur vetëm tetë pikë, diçka që i ka lënë ata shtatë pikë pas Barcelonës që qëndron në krye të tabelës, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në gazetën spanjoll ‘Don Balon’, Ronaldo është duke pasur probleme në fushë me Mayoralin dhe mendon që nuk mund të kuptohet me talentin e ri pasi prioritetet e tij janë ambiciet personale dhe suksesi i tij para skuadrës.

Me shitjen e Alvaro Moratas gjatë verës së kaluar dhe për shkak të lëndimit të Karim Benzemas, Zidane mund të bëjë pak aktualisht por duket se është nën presion nga superylli i skuadrës që vazhdimisht kërkon ndryshime dhe shkarkimin e Mayoralit, ose të paktën të ndikojë në mënyrën se si ai luan.
Përveç tjerash, raporti nga gazeta e lartpërmendur shton që reprezentuesi portugez është i vendosur për të tejkaluar rivalin e tij të madh – Lionel Messin, këtë sezon dhe dëshiron të shënojë sa më shumë gola që është e mundur.
Derisa Mayoral është në skuadër me të, portugezi nuk është i bindur që kjo mund të bëhet./arbresh.info/
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...