Cristiano Ronaldo ka pranuar mbështetje morale për të vazhduar me gola ashtu siç bëri në La Liga pas finalizimit prej 100 milionë euro në Juventus.
Ylli i Portugalisë tronditi botën e futbollit së fundmi pasi njoftoi se do të largohet nga Real Madridi pas nëntë sezoneve në Santiago Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë siguroi transferimin në Juventus dhe menjëherë pas kësaj, analistët dhe lojtarët kanë dhënë parashikime se çfarë 33-vjeçari mund të bëjë.
Duke folur këtë javë për ‘Vanity Fair’, legjenda e Italisë dhe ish lojtari i Madridit, Antonio Cassano, thuri lavde për bartësin e fanellës me numër 7.
“Një lojtar i statusit të tij me nivel të kësaj Serie A, mund të shënoj 30 ose 40 gola”, ka thënë Cassano. “Allegri sigurisht se do ta menaxhoj atë mirë, pasi virtyti i tij më i mirë është inteligjenca dhe krijimi i hapësirave për lojtarët kreativ, veçanërisht për të mirët”

“Ai është trajneri më i mirë i mundshëm për Ronaldon”
Cassanno, tani si një 36-vjeçar, la pas atletet së fundmi duke u pensionuar nga loja./arbresh.info/
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh