Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo raportohet të ketë bërë të qartë se nuk është shumë i bindur me zgjedhjen e Julen Lopeteguit si trajner të ri të ‘Los Blancos’.
Trajneri i shkarkuar së fundmi nga Spanja do të marrë detyrën si një zëvendësues i Zinedine Zidanes në Bernabeu për sezonin e ardhshëm, por ndoshta nuk është emri i madh që shumica ishin duke pritur, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Zidane ishte një emër i madh vetëm si lojtar kur mori detyrë, e cila gjithashtu ishte eksperienca e tij e parë menaxheriale në nivel të lartë.
Por, strategu francez tani ka lënë një punë mjaftë të vështirë për të bërë dhe ‘Don Balon’ raporton që Ronaldo nuk është i impresionuar dhe nuk është i lumtur rreth zëvendësimit të tij.
Gazeta e lartpërmendur spanjolle pohon që reprezentuesi i Portugalisë ka bërë të qartë se ai e sheh Lopeteguin si një përzgjedhje të katërt ose pestë të presidentin Florentino Perez për të zëvendësuar Zidanen.
Kjo mund të jetë shqetësuese për tifozët e Madridit për shkak se ata duan që gjërat të nisin mirë nën trajnerin e tyre të ri.
Të mbash Ronaldon të lumtur është një punë madhështore për këdo që është në detyrë te Real Madridi dhe Zidane dukej se e ka bërë këtë shumë mirë gjatë viteve të fundit./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...