Juventusi është fitues i Superkupës së Italisë.
“Zonja e Vjetër” ka siguruar një tjetër trofe mbrëmjen e sotme (e mërkurë) duke mposhtur në finalen e zhvilluar në Arabi Saudite skuadrën e AC Milanit me rezultat minimal 1 me 0, shkruan portali arbresh.info.
Goli vendimtar i ndeshjes u shënua nga superylli portugez Cristiano Ronaldo derisa po zhvillohej minuta e 61′. Ish lojtari i Real Madridi realizoi me kokë për 1 me 0 pas një asistimi të bukur në zonë nga mesfushori boshnjak Miralem Pjanic.
Me këtë gol, Ronaldo ka siguruar trofeun e parë personal me fanellë të Juventusit dhe trofeun e tyre të tetë të Superkupës.
Vlen të përmendet se Blaise Matuidis i është anuluar një gol dhe se sulmuesi i lartpërmendur kishte prodhuar një moment fantastik duke tentuar të shënojë në formë akrobatike kundër Donarummas.
Gennaro Gattuso mbeti me vetëm dhjetë lojtarë në fushë derisa po zhvillohej minuta e 74′ kur u ndëshkua direkt me karton të kuq Frank Kessie pas një shqyrtimi të ndërhyrjes së tij me anë të tekonologjisë VAR.
Përveç avantazhit të siguruar pas një ore lojë, Juventusi dominoi këtë ndeshje edhe në posedim të topit, gjuajte dhe goditje drejtë portës./arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...