Cristiano Ronaldo raportohet se ka vendosur të largohet nga klubi arab, Al Nassr.
As-i portugez duket se është i gatshëm të refuzojë një ofertë të majme rinovimi nga klubi saudit.
Mungesa e kualifikimit të Al Nassr në Kupën e Botës për Klube, një garë që duket se ka vlerë të veçantë për 40-vjeçarin në këtë fazë të karrierës së tij duket se është arsyeja që portugezi po largohet nga klubi arab.
Ish-ylli i Benfica-s, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit, përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se aventura e tij tek Al Nassr është mbyllur.
“Ky kapitull u mbyll. Mirënjohës të gjithëve”, ka shkruar Ronaldo.
Ndërkohë mediet e huaja raportojnë se “Ronaldo është gati për një kapitull të ri, larg Arabisë Saudite”.
Edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, së fundmi ka deklaruar se Cristiano Ronaldo do të ishte i mirëpritur të merrte pjesë në edicionin e ardhshëm të Kupës së Botës për Klube, një event që do të mbledhë skuadrat më të mira nga të gjitha kontinentet, ngjarje kjo që do të mbahet në SHBA dhe që nis nga mesi i muajit qershor.
Mediat spanjolle: CR7 drejt Brazilit?
Sipas medieve spanjolle, destinacioni më i mundshëm për Ronaldon mund të jetë Brazili, ku në Kupën e Botës për Klube do të marrin pjesë plot katër ekipe braziliane.
Megjithatë, siç raportohet, e ardhmja e Ronaldos ende mbetet e paqartë.
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur