Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois këmbëngul se sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, do të ishte i suksesshëm edhe në La Liga.
Egjiptiani, tani brenda 18 muajve të fundit të marrëveshjes së tij aktuale, është lidhur me Realin dhe Barcelonën.
Megjithatë, e ardhmja e tij është ende e paqartë dhe Salah nuk dihet nëse do të mbetet në Anfield apo do të transferohet diku tjetër.
Për një transferim të mundshëm të sulmuesit të Reds ka folur edhe portieri belg i Los Blancos, Courtois.
“Një transferim i mundshëm i Mohamed Salah në La Liga? Nuk ka transferim të lehtë nga një ligë në tjetrën apo nga një klub në tjetrin. Ka përjashtime, sigurisht”, ka thënë fillimisht Courtois për El Captain.
“Kishte lojtarë të mirë në Ligën Premier, dhe ata ishin të suksesshëm kur u transferuan në La Liga dhe anasjelltas”.
“Në nivel personal, përshtatja ime në ligën spanjolle nuk ishte e komplikuar, sepse unë vij nga liga angleze, dhe për këtë arsye, mendoj se Salah mund të përshtatet me sukses në cilëndo nga pesë ligat kryesore”, përfundoi belgu. /Telegrafi/
Në përqafimin e vajzave, Osmani falënderon për urimet që mor...
Sulmoi fizikisht dy zyrtar policor, arrestohet një grua në P...
Inspektori komunal në Prishtinë kanoset dhe sulmohet fizikis...
Grabitet dyqani i bulmetit në Pogradec, policia në kërkim të...
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mek...
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...