Jamal Musiala ka pësuar një dëmtim të tmerrshëm dje në ndeshjen e Bayernit ndaj PSG, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Botës për Klube.
Pas një përplasje me gardianin e Parisit, Gianluigi Donnarumma, Musiala ka pësuar thyerje të fibulës, shkruan Arbresh.info.
Këtë e ka konfirmuar edhe Bayerni gjatë ditës së sotme. Ndërkohë një reagim të ashpër e pati portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer.
Ai akuzoi gardianin italian për ndërhyrjen në Musialan. Për reagimin e portierit gjerman është pyetur edhe Thibaut Courtois i cili ka dhënë versionin e tij.
“Të fajësosh Donnarumma-n për dëmtimin e Musiala më duket e tepërt. E kuptoj Neuer sepse Musiala është shoku i tij i skuadrës dhe kjo e lëndon, por vetë veprimi i Donnarummas ishte i pashmangshëm”, tha belgu.
Kujtojmë se pikërisht në gjysmëfinale Parisi do të përballet me Real Madridin, i cili eliminoi skuadrën tjetër nga Gjermania, Dortmundin./Arbresh.info
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re n...
Costa, mesazh liderëve politikë: BE-ja nuk mund t’i bëjë det...
Vizita e Costas në Kosovë, i pranishëm në takimin me Kurtin ...
Kuvajti shpall “non grata” dy diplomatë iranianë
Costa u bën thirrje liderëve: Integrimi evropian mbi ndarjet...
Një fluturim nga Beogradi ndalohet në aeroportin e Tivatit, ...