Sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Costa ka akuzuar ish-trajnerin Antonio Conte për anën njerëzore në taktikat e tij.
Costa punoi me Conte-n te Chelsea, por nuk arriti të përshtatej, andaj spanjolli u largua duke u transferuar në “Wanda Metripolitano”, transmeton portali arbresh.info.
Këtë e ka pranuar edhe Costa, i cili ka thënë se ka pasur probleme me Conte dhe se ky i fundit është mjaftë i dyshimtë.

“Conte dhe unë kishim probleme në fushë, por mendoj se është trajner shumë i mirë”.
“Nuk kam ndonjë ndjenjë për Conte, por si trajner i madh duhet të ndryshojë vetën në taktika”.
“Është shumë i dyshimtë. Asnjëherë nuk do ia dilte të qëndronte as një sezon te një skuadër si Real Madrid”, tha Costa për ESPN.
Conte momentalisht është në kreun e Inter dhe është duke ‘luftuar’ me Juventus e Lazio për Seria A./arbresh.info.
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...