Antonio Conte ka zgjedhur Dusan Vlahovic për sulmin.
Tekniku italian i cili pak ditë më parë mori drejtimin e Tottenham, u kanë bërë të ditur drejtuesve se dëshiron me çdo kusht sulmuesin serb të Florentinës, për ta vendosur në qendër të projektit.
Vlahovic ka vetëm 22 vite mbi super dhe po bën mjaftë mirë në Serie A, ndërsa transferimi i tij është i lehtë për faktin se ka refuzuar rinovimin me Fiorentinën dhe klubi italian është gati ta shesë, për të mos rrezikuar ta humbë me parametra zero.
Për Vlahovic, kanë shfaqur interes edhe skuadra të tjera, me Juventusin në krye, megjithatë Tottenham është e vetmja që mund t’i lejojë vetes një ofertë prej 60-70 milionë eurosh për kartonin e serbit, shifër kjo që bardhezinjët nuk mund ta arrijnë.

Nga ana tjetër, edhe vetë Conte është vënë në lëvizje për të kontakuar personalisht Vlahovic dhe për ta bindur të transferohet në Londër, ay ku e pret një fanellë titullari dhe sigurisht një rol mjaftë të rëndësishëm në projektin e klubit.
Synimi i Tottenham është që ta marrë Vlahovic që në muajin janar, ndërsa Fiorentina është gati t’i japë duart dhe po kërkon për alternativa, teksa ka çuar përpara negociatat me spanjollin, Borja Mayoral i cili nuk po gjen hapërsira te Roma./Arbresh.info
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...