Inter është fokusuar vetëm të mesfushori i Brescia, Sandro Tonali.
“Neurazurët” shihen si favorit për të transferuar 20-vjeçarin, i cili është duke u kërkuar edhe nga Juventus, Milan, Manchester United dhe Barcelona, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Gazzetta dello Sport, Tonali konsiderohet si prioriteti kryesor i Antonio Conte, i cili dëshiron që mesfusha të jetë e formuar nga italiani dhe dy yjet Nicolo Barella dhe Stefano Sensi.

Inter sot (e diele) konfirmoi shitjen e Mauro Icardi-t te PSG, andaj lehtësisht mund të ofrojnë vlerën që kërkon Brescia për lojtarin.
Brescia kërkonte 50 milionë euro për talentin, por kjo vlerë është zbritur në 40 milionë euro shkaku i pandemisë së koronavirusit.
Tonali ka shënuar vetëm një gol dhe ka kontribuar me pesë asistime në 23 paraqitje në Seria A, ndërsa bëri tri paraqitje për Kombëtaren e Italisë./arbresh.info.
Shqipe Selimi: Bashkë fituam, bashkë vazhdojmë!
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...