Është vetëm 24-vjeç por pavarsisht moshës së re, Kingsley Coman duket si prej futbollistëve më veteranë që Bayern Munich ka në skuadër.
Francezi i cili me golin e tij në finalen ndaj PSG sezonin e kaluar i dha Champiosin klubit bavarez, aktualisht është duke luajtur sezonin e tij të 6-të me kampionët e Gjermanisë dhe që nga vera e vitit 2015-të kur la Juventusin për t’u transferuar te Bayerni për shumën e 28 milionë eurove, është shndërruar në një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës që drejtohet nga Hansi Flick.
Coman është edhe një nga futbollistët më shumë i pëlqyer nga tifozët bavarezë, por në një intervistë të dhënë sëfundmi 24-vjeçari i ka trembur disi fansat e Bayernit duke deklaruar se nuk e shikon veten përjetësisht te kampionët e Gjermanisë
“A do ta përfundoj karrierën time te Bayern Munchen? Nuk është diçka e pamundur, por është shumë shpejt për ta thënë.
“Jam vetëm 24 vjeç, por ky aktuali është sezoni i 6-të që po luaj me Bayernin. Nuk mund të them me bindje se do të qëndroj këtu deri në fund të karrierës sime.
“Edhe para se të vija këtu e dija se Bayerni ishte dhe është një klub i shkëlqyer. Më vonë e kuptova se ishte më shumë se aq, pasi këtu ka më shumë ambicie se në çdo klub tjetër për të fituar”, nënvizoi Coman./arbresh.info/
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...
Mashtrim milionësh në Ferizaj, arrestohet i dyshuari për tje...