PSG ka vendosur vlerë të çmendur për sulmuesin Kylian Mbappe.
Klubi francez e di që lojtari nuk do rinovojë kontratën që i skadon në qershor, por kjo nuk i ka penguar të kërkojnë vlerën e lartë prej 230 milionë euro.
Gazetari i Sky Sports, Matteo Moretto ka zbuluar se PSG kërkon hiq më pak se 230 milionë euro që ta lejojë francezin të largohet këtë vikend,transmeton lajmi.net.
“Burimet pranë negociatave besojnë se PSG është duke kërkuar për 230 milionë euro”, shkroi ai.

Ndërkohë, Real Madrid ka ofruar 180 milionë euro, derisa klubi francez ende nuk ka kthyer përgjigje zyrtare.
Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi para disa orëve tha se Mbappe nuk largohet, mirëpo mediat raportojnë se e ka pasur fjalën për ofertën e parë që ishte 160 milionë euro.
Real Madrid e ka bërë të qartë se nuk ofron më shumë se 180 milionë euro, andaj mbetet të shihet nëse PSG do pranojë ta shesë tani, apo të pres edhe një edicion që ta lejojë të largohet si agjent i lirë.
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...