Ter Stegen është lënduar natën e mbrëmshme në ndeshjen që Barcelona triumfoi 1-5 në udhëtim tek Villareali.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme, është bërë e ditur se La Liga i ka mundësuar gjigantit spanjoll që të transferoj një portier edhe pasi merkato është mbyllur, shkruan Arbresh.info.
Më herët u publikuan disa emra të portierëve të cilët Barcelona i ka nën ‘radarin’ e saj, teksa një ish-gardian i Barçës iu është vetëofruar skuadrës.
Ani pse u pensionua, Claudio Barvo është i gatshëm të rikthehet tek katalanasit nëse merr ftesë nga ekipi.
“Nëse Barcelona më thërret, unë do të jem i përgatitur”, ka thënë ish-portieri blaugranas për ËinËin, sipas Diario AS.
Portieri kilian ka shpenzuar katër vitet e tij të fundit të karrierës tek Real Betisi, duke i ofruar konkurrencë Rui Silvas për pozitën e startuesit.
Ai ka bërë 74 paraqitje gjatë këtyre katër sezoneve, duke pësuar 81 gola dhe duke mbajtur 23 porta të paprekura.
Vitin e kaluar ai luajti në vetëm nëntë ndeshje ndërsa sezonin paraprak ai kishte pasur 21 paraqitje.
Peja barazon serinë në ‘Karagaç’ ndaj Trepçës
Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon p...
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës
Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një ...
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...