Forma e shkëlqyer në sezonin te kaluar të 17-vjeçarit, ka bërë të Manchester City të shpreh interesim për kartonin e mesfushorit të Barcelonës Pablo Martín Páez Gavira, apo ndryshe i njohur thjesht me emrin Gavi.
Sipas “Mirror”, “Qytetarët” janë duke shqyrtuar situatën e talentit të katalunasëve, përcjell arbresh.info.
Spanjolli ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023, ndërsa mediat spanjolle kanë raportuar se tashmë katalunasit kanë filluar bisedimet për rinovimin e kontratës me lojtarin, por ende nuk është finalizuar marrëveshja.
Ndërsa ditëve të fundit, menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola është pyetur për lojtarët e rijnë të Barcelonës, dhe përgjigja e tij ishte se ata janë lojtar fantastik.
“Gavi është një lojtar fantastik, ashtu siç janë edhe Ansu Fati dhe Pedri”- ka thënë Guardiola.
Kujtojmë që tashmë pritet të hapet dritarja e afateve kalimtare verore, ku pritet të ketë transferime të mëdha nga skuadra të cilët janë në gjendje të derdhin miliona para për lojtarë të talentuar. /arbresh.info/
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...