Sulmuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi është kthyer në protagonist me skuadrën e re, Akhisarspor, duke shënuar në portën e gjigantëve të Besiktasit.
Edhe pse nuk e nisi ndeshjen si startues, Cikalleshit i mjaftoi vetëm një pjesë për të gjetur golin.
Sulmuesi u aktivizua në minutën e 46’ përballë Besiktasit dhe bëri një ndeshje shumë të mirë.
Fillimisht, 28-vjeçari gjeti rrjetën që në momentin kur u fut në lojë, por iu anulua për pozicion të parregullt.
Megjithatë, sulmuesi nuk u dorëzua dhe arriti të gjejë rrjetën sërish.
Kësaj radhe, goli ishte i rregullt dhe u shënuan në minutën e 81-të, që ishte edhe goli i vetëm për skuadrën e Akhisarspor.
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...