Raporte të ndryshe pretendojnë se Fiorentina do të shqyrtoj ofertat mbi 60 milionë euro për yllin e tyre Federico Chiesan.
20-vjeçari, djali i legjendës së Violas – Enricos, ka shijuar një sezon impresiv në Serie A dhe ka impresionuar në takimet e fundit miqësore të Italisë, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘La Repubblica’, Napolit tashmë i është refuzuar një ofertë 50 milionëshe nga Fiorentina, e cili nuk dëshiron të humb talentin e tyre të ri.
Gazeta e lartpërmendur shton që klubi do të shqyrtoj vetëm ofertat mbi 60 milionë euro, ndërkohë që edhe Interi është duke kërkuar nënshkrimin me të.
Kjo do të bëjë talentin e ri edhe më të shtrenjtë sesa Federico Bernardeschi, i cili iu bashkua Juventusit për 40 milionë euro verën e kaluar./arbresh.info/
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...