Chelsea është duke shfaqur interesim në mesfushorin ofanziv të Crystal Palace, Wilfried Zaha.
Kampionët në fuqi të Premier Ligës, nuk janë duke kaluar në formë të mirë këtë sezon dhe trajneri italian dëshiron ta përforcojë skuadrën e tij.

Sipas “The Sun”, ish anëtari i Manchester United, Wilfreid Zaha është synim i Chelseat, transmeton arbresh.info.

Zaha ndihmoi skuadrën e tij në humbjen që ia bënë Chelseat në fillim të sezonit me një performancë të shkëlqyer në një fitore 2-1 për tre pikët e para të sezonit.
Nën drejtimin e trajnerit të ri, Roy Hodgson, ai ka parë një kthim të vërtetë në formë këtë sezon, ku shkëlqeu edhe në fitoren 3-0 në Leicester City gjatë fundjavës.
Chelsea po përpiqet të fitojë nga forma e shkëlqyer e 25-vjeçarit për klubin e tij këtë sezon dhe të tentoj transferimin e tij.

Alvaro Morata ka rënë paksa nga forma e fillim-sezonit, ndërsa Michy Batshuayi duhet të kërkoj klub të ri gjatë janarit pasi nuk ka bindur trajnerin italian. /arbresh.info/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...