Chelsea është i gatshëm të garojë me Tottenham-in për shërbimet e yllit brazilian që është pjesë e Flamengo-s, Gerson.
“Blutë” gjatë janarit nënshkruan kontratë me Hakim Ziyech nga Ajax, ndërsa janë afër për të nënshkruar me Timo Werner nga RB Leipzig, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Fox Sports, Chelsea dëshiron të transferojë edhe mesfushorë dhe Gerson prinë në listën e tyre.

Tottenham ka ofruar 16 milionë euro për yllin e Flamengo-s, por klubi brazilian e refuzoi këtë ofertë.
Flamengo kërkon se paku 30 milionë euro dhe ky çmim nuk do zbritet shkaku i koronavirusit.
Ende nuk është e qartë nëse 23-vjeçari dëshiron të rikthehet në Evropë, ngase kaloi tri vite te Roma dhe dështoi të impresionojë./arbresh.info.
Sulmi i Iranit me dy drona, reagon ashpër Azerbejxhani
Osmani pritet të mbajë konferencë për media
Abdixhiku: Sakrifica është akti më madhështor që formon fati...
Hamza: Marsi i vitit 1998 nuk është vetëm një betejë, por më...
Tahiri: Asnjë deputet nuk është i informuar se çfarë po ndod...
Shqipe Selimi: Kushdo që tenton ta rishkruajë historinë nëpë...