Harry Maguire është gati të largohet nga Manchester United pasi i është hequr shiriti i kapitenit.
SunSport kupton se mbrojtësi ishte i zemëruar, i tronditur dhe i mërzitur kur trajneri Erik ten Hag i konfirmoi vendimin në terrenin stërvitor.
Trajneri holandez e ka lënë rregullisht Maguiren në stol dhe mbrojtësi tani pranon se mund të jetë koha për t’u larguar.
Ten Hag merr vendim zyrtar ndaj Harry Maguires.
Mbrojtësi 30 vjeçar e di se koha e tij në Old Trafford ka mbaruar me West Ham, Tottenham dhe Newcastle, ndërsa Chelsea po mendon gjithashtu të hyjë në garë për transferimin e tij.
Mbrojtësi anglez u bashkua nga Leicester në vitin 2019 për 89 milionë euro, por humbi vendin e tij nën Ten Hag sezonin e kaluar.
Gjysma e klubeve të Ligës Premier u përpoqën ta nënshkruajnë atë në huazim në janar dhe, ndërsa United ka vendosur një çmim ambicioz prej 560 milionë euro, ka të ngjarë të bjerë në 40 milionë. /Telegrafi/
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...