Chelsea ka rritur interesimin për yllin e West Ham-it, Devlan Rice dhe janë të përgatitur të ofrojnë dy lojtarë në shkëmbim për anglezin.
Klubi londinez është i lidhur me rikthimin e Rice, i cili ishte pjesë e akademisë për shtatë vite, pastaj u lirua në vitin 2014, transmeton portali arbresh.info.
Ai është në top formë në pozitën e mbrojtësit defansiv, derisa ka fituar edhe thirrjen nga Kombëtarja e Anglisë.
Sipas The Times, West Ham kërkon 75 milionë euro, por “Blutë” kanë ofruar dy lojtarë për të zbritur këtë çmim.

Thuhet se skuadra e Frank Lampard ka ofruar Ross Barkley dhe Michy Batshuayi.
West Ham nuk është i interesuar për këtë shkëmbim, ngase nuk iu pëlqejnë dy lojtarët dhe pagesa e tyre javore është mjaftë e lartë.
Pos Rice, Chelsea është afër të transferojë edhe yllin e Bayer Leverkusen, Kai Havertz./arbresh.info.
Konjufca për Qosjen: Na la edhe kolosi ynë i fundit intelekt...
Ligji për Shtetësinë, Musliu: E rrezikon shtetësinë e Kosovë...
Mbyllet sezoni për Gulerin dhe Militaon
Kuvendi miraton edhe Projektligjin për Lojërat Mesdhetare ...
Vdiq në moshën 90-vjeçare, kush ishte Rexhep Qosja
Vlerësim i Pentagonit: Pastrimi i minave në Ngushticën e Hor...