Enrique dhe Allegri – njëri nga ta pritet të ulet në stolin e “Bluve të Londrës” sezonin e ardhshëm.
Chelsea ka biseduar me dy trajnerë; Luis Enrique dhe Max Allegri për mundësinë e drejtimit të skuadrës për sezonin e ardhshëm, bën të ditur gazetari i Sky Sports, Guillem Balague, transmeton Gazeta Express.
“Blutë e Londrës” janë hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e Antonio Contes, i cili do të largohet gjatë verës. Ish trajneri i Barcelonës dhe aktualisht ai i Juventusit – janë në listën e ngushtë për t’u ulur në stolin e Chelsea.
Balague bën të ditur se klubi anglez ka biseduar me të dy trajnerët, por ende nuk është marrë ndonjë vendim përfundimtarë. /Gazeta Express/
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...