Antonio Contes po i rrezikohet karrigia e trajnerit të Chelseat.
Sipas “SportBild”, situata e italianit në “Stamford Bridge” është delikate dhe po flitet që tani për zëvendësuesin e tij, Thomas Tuchel.
Ky i fundit është kandidati kryesor për ta pasuar trajnerin italian, megjithëse, nuk përjashtohet mundësia që të angazhohet edhe ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique. Gjithashtu situatën e rëndon edhe marrëdhëniet jo të mira të Contes me drejtoreshën e përgjithshme të klubit, Marina Granovskaia, e cila është personi që ka besimin e plotë të Presidentit Roman Abramovich.
Granovskaia e ka shumë për zemër sulmuesin Diego Costa, me të cilin Conte i kishte prishur marrëdhëniet dhe e ka lënë të largohet për në Atletico Madrid. Ndryshe, Conte në sezonin e parë që erdhi në krye të shtabit teknik të londinezëve, arriti ta bënte kampion Chelsean.
Ukraina dhe Rusia së bashku humbën pothuajse 1.8 milion usht...
Hasani: Politikanët në pushtet e kanë kompleks që s’ishin pj...
Nagavci shpreh ngushëllime për vdekjen e nxënësit Zejn Zejnu...
Moti sot në Shqipëri i vranët dhe me shi
Rinumërohen 80 për qind e votave
Moti sot në Kosovë