Chelsea ka arritur ta mposhtë Southamptonin me rezultatin 0:3.
Skuadra e Maurizio Sarrit ishte dominuese gjatë tërë takimit, duke mbajtur topin në posedim dhe duke rrezikuar portën e kundërshtarit.
Golin e parë për londinezët e realizoi fantastiku belg, Eden Hazard (30’), i cili momentalisht mund të themi se është në formën më të mirë në botë.
Në pjesën e dytë, nuk pati ndonjë ndryshim të madh të lojës. Ishte përsëri Chelsea që sulmonte dhë kërkonte golin e sigurisë.
Për këtë u përkujdes Ross Barkley, i cili në minutën e 57’ asistin e pranuar nga Giroud e ktheu në gol.
Krejt në fund (93′), ishte Alvaro Morata për 0:3, i cili duket se ka rifituar vetëbesimin.
Pas 8 xhirove, Chelsea tashmë grumbullon 20 pikë dhe është përkohësisht në krye të tabelës, me një pikë më shumë se City e Liverpool të cilat takohen në ora 17:30.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit