Chelsea ka triumfuar 4-1 në udhëtim te Panathinaikosi në kuadër të rrethit të dytë në Ligën e Konferencës.
Pas 22 minutash lojë, Blutë kaluan në epërsi me golin e Joao Felix, me Mykhailo Mudryk që ishte asistuesi.
Ky ishte goli i vetëm në 45 minutat e parë, ndërsa në të dytën u shënuan plotë katër gola.
Në minutën e 49-të, Mudryk dyfishoi epërsinë e Chelseat, ndërsa Pedro Neto ishte në rolin e asistuesit.
Joao Felix (55’) ia doli të shënonte edhe golin e dytë personal kur u asistua sërish prej ukrainasit.
Për 4-0 u përkujdes Christopher Nkunku, që realizoi nga penalltia, duke siguruar fitoren e Chelseat.
Panathinaikosi u ngushëllua me një gol të cilin e shënoi Facundo Pellistri në minutën e 69-të.
Chelsea pas dy ndeshjeve ka pikët e plota (6), ndërsa në rrethin e tretë takohet me Noah. /Telegrafi/
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...