Chelsea dhe Tottenham Hotspuri kanë siguruar fitore bindëse pasditen e sotme (e shtunë), ndërsa Manchester United ka marrë tri pikë me një fitore minimale në shtëpi.
Tammy Abraham realizoi hat-trick për “Blutë” në fitoren 5 me 2, përfshirë këtu edhe një autogol derisa po zhvillohej minuta e 69′, shkruan portali arbresh.info. Golat tjetër në fitoren si mysafirë ndaj Wolves i shënuan Fikayo Tomori (31′) dhe Mason Mount (96′), ndërsa për nikoqirët shënoi Patrick Cutorne në minutat e fundit të kohës së rregullt (85′).
Tottenhami fitoi 4 me 0 ndaj Crystal Palaces e golashënues ishin Heung Min Son (10′, 23′), Patrick van Aanholt (21′ autogol) dhe Erik Lamela (42).
Takimi tjetër i rëndësishëm nga Premierë Liga mes Manchester United dhe Leicester Cityt u mbyllë me një gol. Ishte Marcus Rashford që me një goditje nga pika e bardhë në minutën e 6′ vendosi takimin.
Pas xhiros së pestë, Manchester United, Tottenhami dhe Chelsea kanë nga tetë pikë të tre./arbresh.info/
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...