Trajneri i ri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes pritet t’i “shpall luftë’ shtetit të tij, Zvicrës, duke tentuar t’ia rrëmbej talentët kosovarë.
Zvicra kaherë i ka mbledhur futbollistët më të mëdhenj që kishin prejardhje nga Kosova.
“Helvetikët” e ndjekin të njëjtën politikë edhe pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA e FIFA. Atje edhe tani ka shumë lojtarë të rinj kosovarë, te të cilët shpreson si Zvicra ashtu edhe Kosova.
Shumë nga ta i njeh mirë Bernard Challandes, përzgjedhësi i ri i Kosovës, raporton “Zëri”.
Atij tashmë nuk i intereson vendi i tij, Zvicra. Zotohet se do të punoj në interes të Kosovës e cila ia besoi postin e përzgjedhësit.
Andaj thotë se lojtarët e rinj që bëjnë karrierë në Zvicër do të bëjë çmos t’i sjell në skuadrën e tij verdh e kaltër. Pra, do t’u thotë mos luani për Zvicrën, por për Kosovën.
“Jo, jo. Ata duhet të luajnë për Kosovën. Ata do t’i thërras këtu. Do të bëjë edhe ‘luftë’ që ata të vijnë këtu tek ne dhe të luajnë për Kosovën”.
“Ata na duhen këtu në Kosovë”, u përgjigj ai kur u pyet nga “Zëri” se cilin shtet duhet ta zgjedhin talentët kosovarë që jetojnë dhe luajnë në Zvicër.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK