Talenti kosovar Andi Zeqiri megjithatë do të vazhdojë të luajë me Zvicrën. Këtë e ka bërë të ditur agjenti i tij Michel Urscheler nga Gold Kick SA.
“Kompania Gold Kick SA dëshiron të njoftojë, se futbollisti me shtetësi të Zvicrës dhe Kosovës, Andi Zeqiri, sot i ka dërguar një letër Federatës së Futbollit të Zvicrës, në të cilën e ka konfirmuar, se edhe mëtutje dëshiron të luajë për përfaqësuesen e Zvicrës. Kjo duhet (momentalisht) të ndalë spekulimet dhe informatat, që kanë dal nga mediume të ndryshme ndërkombëtare”, ka shkruar agjenti i tij në Facebook.Babai i Zeqirit mbrëma për SuperSport Kosova kishte thënë se Andi ka vendosur për Kosovën, por se mbetet ende çështja e dokumentacionit të rregullohet. Kjo bëri bujë edhe në mediumet e Zvicrës, ku u shkrua për humbjen e talentit të madh. Por nga kompania menaxhuese e Zeqirit, thuhet se 21-vjeçari ende do të vazhdojë me Zvicrën. I pari i FFK-së, Agim Ademi, vazhdimisht ka theksuar se Zeqiri do të luajë për Kosovën.
Zeqiri është shumë afër transferimit te klubi i Premier Leagues, Brighton. Ai në Zvicër vlerësohet supertalent./express/
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...