Barcelona mund të siguroj titullin e 25-të në La Liga këtë vikend kundër Deportivo La Corunas në Riazor të dielën.
Gjiganti katalunas ka fatin në dorën e tyre dhe mund të shpallet madje kampion ende pa filluar ndeshja në rast se Atletico Madridi dështon për të mposhtur Alavesin dhe Real Madridi nuk fiton në shtëpi ndaj Leganes, transmeton portali arbresh.info.
Derisa kanë mbetur edhe pesë ndeshje pa zhvilluar (një më shumë në dorë, atë kundër Villarrealit, për shkak të finales në Kupë të Mbretit vikendin e kaluar), Barcelona udhëheq me 11 pikë në krye të tabelës.
Pas Kupës së Mbretit të siguruar pasi mposhtën në finale Sevillan, titulli në La Liga do të jetë trofeu i dytë për skuadrën e Ernesto Valverdes.
Takimi ndërmjet Deportivos dhe Barcelonës zhvillohet duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga