Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV) në bashkëpunim me Federatën e Volejbollit të Kosovës (FVK) vazhdojnë projektin që synon stimulimin e të rinjëve dhe të rejave që të merren me sportin e volejbollit.
Ky projekt do të quhet “Play voleyball, grow with it”.
Nga ky projekt, i cili është vazhduar edhe për katër vitet e ardhshme, do të përfitojnë shkolla të ndryshme të volejbollit, duke u pajisur kryesisht me topa.
Përveç shkollave dhe grupmoshave të reja që merren me këtë sport, nga ky event do të përfitojnë edhe trajnerët kosovarë, të cilët do të kenë mundësi të marrin pjesë ne seminare të ndryshme me anë të të cilave synohet avancimi dhe profesionalizimi i mëtutjeshëm i tyre./Arbresh.info
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...