Celtic Glasgow ka dështuar të arrij një rekord spektakolar pasi është mposhtur sot (e diel) nga Heartsi.
Skuadra e Celticut në mënyrë spektakolare fitoi plot 69 ndeshje, por rekordi i tyre u ndal në gjysmë nga skuadra Hearts.
Kampionët në fuqi të Skocisë u mposhtën me rezultat të gthellë 4-0 nga Hearts në Premiershipin Skocez.
Skuadra e Brendan Rodgers po synonte të bënte një rekord prej 70 ndeshjeve pa humbje që nga emërimi i tij në fillim të sezonit të kaluar, por u rrëzua në një humbje të rëndë në Tynecastle.
Thënë ndryshe, Celtic kishte plot 585 ditë që nuk kishte shijuar humbje.
Sulmuesi anësor David Milinkovic shënoi dy herë për në shtëpi, me Kyle Laffertyt që shënoi një herë dhe 16-vjeçarin Harry Cochrane gjithashtu që gjeti golin.
Pavarësisht humbjes, Celticu ende janë dy pikë larg ndjekësit në krye të tabelës me 41 pikë.
Vendi i dytë mbahet nga Aberdeen në ndjekje të ngushtë me 39 pikë, ndërsa vendi i tretë është rezervuar nga Rangers me 36 pikë. /Telegrafi/
Rutte: Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet
Albin Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, 17 pika në rend ...
Sot përurohet segmenti Vushtrri-Prishtinë, Kurti dhe Basha m...
Parashikimi i motit për sot
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë