Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Bersant Celina ka realizuar gol në barazimin 2-2 të AIK ndaj IF Brommapojkarna, në kuadër të xhiros së dytë të kampionatit.
Mesfushori realizoi në minutën e 59-të për epërsinë 1-0, por mysafirët arritën të rikthehen dhe ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 2-2.
Celina ishte ndër më të mirët në fushë dhe u aktivizua deri në minutën e 74-t.
Pas dy ndeshjeve të luajtura në kampionatin suedez, AIK ka katër pikë dhe radhitet i shtati.
Ky është sezoni i katërt i Celinës me këtë skuadër. Edicionin e kaluar ka qenë një nga më të mirët në ekip, ku realizoi pesë gola dhe dhuroi shtatë asistime në 29 ndeshje.
Kujtojmë se Celina nuk ftohet nga selektori Franco Foda në kombëtaren e Kosovës tash e disa kohë./Arbresh.info
🇽🇰🇸🇪 Bersant Celina with his first league goal of the new @AllsvenskanSE season, as he gives @AIKfotboll the lead against @bpfotboll 🧙🌟 pic.twitter.com/3YriyBLUY8
— Kosovar Talents (@Kosovartalents) April 13, 2026
“Nuk është kompetencë e tij“, Pacolli tregon për raportet e ...
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...