Kombëtarja e Çekisë do të jetë në mesin e 24 ekipeve pjesëmarrëse në Euro 2020.
Çekët për të arritur këtë sukses, kanë mposhtur 2:1 Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen tejet emocionuese në Plzen.
Ky sukses i tyre, nuk do t’i jap shije të mirë futbollit, shkaku i një veprimi aspak sportiv të bërë pas ndeshjes.
Futbollistët çek pas ndeshjes, kanë veshur fanella ku Kosovën e vendosin në hartën e Serbisë.
Një veprim ky i papranueshëm, pasi Kosova është njohur nga Çekia pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008 shkruan Lajmi.net
Kjo po ashtu është e kundërta me atë që ndodhi në Prishtinë, ku çekëve iu bë një pritje e mirë, siç ka ndodhur me të gjithë që kanë shkelur në barin e ‘Fadil Vokrrit’.
Kujtojmë se para ndeshjes, huliganët çekë kanë sulmuar disa tifozë të Kosovës.

“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës