Edinson Cavani arriti t’i shpëtonte përjashtimit me karton të kuq gjatë fitores 2:0 të Manchester Unitedit përballë Evertonit në “Carabao Cup”.
Uruguajani pati një duel mbrëmë me mbrojtësin e Evertonit, Mina në fillim të pjesës së dytë.
VAR nuk është në përdorim në “Carabao Cup” dhe gjyqtari Andrew Madley nuk e pa grindjen kështu që mbeti pa u ndëshkuar.
Cavani arriti të shënonte në minutën e 88-të dhe t’i jepte Manchester Unitedit epërsinë.
Manchester United në gjysmëfinale të këtij kompeticioni do të takohet me rivalët lokalë të Manchester City-t.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar