Edinson Cavani e dëshiron largimin nga Paris Saint-Germain me të përfunduar ky edicion që aktualisht është i suspenduar shkaku i koronavirusit.
Sulmuesi uruguaian ka kontratë me skuadrën franceze deri në fund të qershorit dhe më pas është i lirë që të kërkojë një klub të ri.
Nëna e Cavanit ka bërë të ditur se djali i saj e di kalimin në La Liga, pasi aty po kërkohet nga Atletico Madridi.
“Fatmirësisht shumë klube ishin të interesuara për djalin tim”, ka thënë Beta Gomez në një intervistë për Ovacion Digital.
“Ai ende nuk e do rikthimin në Uruguai, pasi dëshiron të luajë në Evropë. Ai e pëlqen vazhdimin e karrierës në Spanjë”, ka shtuar më tej ajo.
Diego Simeone ishte shumë afër të transferonte atë në janar, mirëpo lojtari vendosi që të qëndronte te PSG deri në fund të këtij sezoni.
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...