Antonio Cassano nuk ka dyshime. Për të, Zlatan Ibrahimovic është më i mirë se Romelu Lukaku.
Kjo dyshe do të udhëheqin skuadrat e tyre në derbin që zhvillohet në ‘San Siro’, mes Interit dhe Milanit, shkruan lajmi.net.
Cassano në të kaluarën ka qenë pjesë e të dy skuadrave, dhe ky derbi do të jetë i veçantë për të.
“Zlatan Ibrahimovic është lojtari më i mirë në Serie A. Romelu Lukaku është i ri, i talentuar, por thjesht nuk ka krahasim”, ka deklaruar Ibrahimovic, përcjell lajmi.net.
“Në moshën 39 vjeçare, forca fizike nuk është e mjaftueshme, ju keni nevojë për cilësi, dhe Ibra e ka shumë atë. Unë mendoj se pas Ronaldos orgjinal dhe Marco Van Basten, vjen Ibra”.
“Inter mbetet favorit këtë mbrëmje, por Ibra mund të rikthej gjithçka në kokën e tij, duke supozuar se COVID-19 nuk ia grabiti forcën”.
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh