Sky Sport Italia raporton se mesfushori i Manchester United, Casemiro është i hapur për t’u bashkuar me Romën nëse Giallorossët shesin Paredes.
Eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio, pretendon se Casemiro është i hapur për t’u transferuar në kryeqytetin italian, ndërsa Manchester United është gati të diskutojë një marrëveshje huazimi gjashtëmujore.
Djajtë e Kuq kanë prioritet një transferim të përhershëm për mesfushorin me përvojë, por nuk ka gjasa që ata të marrin oferta të konsiderueshme për ish-yllin e Real Madridit, kështu që një huazim mbetet në opsion.
Casemiro është pjesë e Manchester United nga viti 2022 kur u transferua nga Real Madridi./Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës