Carragher lëshon deklaratë të fortë: Maresca nuk do të jetë trajner i Chelsea sezonin e ardhshëm

09:52 | 17 Dhjetor 2025
D.H

Jamie Carragher ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Enzo Marescas, pas deklaratave të fundit të trajnerit për Chelsean.

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit beson se është vetëm çështje kohe para se italiani të largohet nga “Stamford Bridge”, duke ndjekur fatin e shumë paraardhësve që nuk i kanë rezistuar presionit të klubit.

Komentet e Carragher vijnë pasi Maresca e quajti periudhën 48-orëshe para fitores 2-0 ndaj Evertonit si përvojën më të keqe të tij në Londrën Perëndimore.

Pas ndeshjes, trajneri italian deklaroi se ai dhe lojtarët nuk ishin ndier të mbështetur, një qëndrim që nuk i shpëtoi vëmendjes së analistit anglez.

I ftuar në emisionin “Monday Night Football”, Carragher i interpretoi fjalët e Maresca-s si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj drejtuesve të klubit.

“Nuk besoj se Maresca do të jetë trajner i Chelseat sezonin e ardhshëm. Kur del dhe flet për pronësinë në atë mënyrë, duke e bërë publike, është një problem i madh. Nuk e shoh këtë sezon tjetër”, u shpreh ai.

Carragher shtoi gjithashtu se mungon qartësia se kujt i drejtohen këto deklarata.

“Nuk ka asnjë qartësi për kë e ka fjalën – pronarët apo drejtori sportiv”, duke lënë të kuptohet se tensionet brenda klubit mund të kenë pasoja serioze për të ardhmen e Marescas në krye të Chelseat.

Shpërndaje në rrjete sociale