Carlo Ancelotti raportohet se është duke u menduar nga Chelsea si zëvendësues i Antonio Contes në pozitën e trajnerit.
Ancelotti i siguroi Chelseat titullin në Premierë Ligë dhe Kupën FA gjatë sezonit 2009/10 pas dy viteve të tij në Angli, transmeton portali arbresh.info.
Në fillim të këtij muaji, u pretendua se Ancelotti, i cili u shkarkua nga Bayern Munichu në shtator pas një fillimi ndryshe të sezonit, do të rikthehet në Londër për të marrë detyrën si trajner te një skuadër në Premierë Ligë.
Bazuar në ‘Daily Record’, pronari i Chelseat, Roman Abramovich, dëshiron që Ancelotti të rikthehet në Stamford Bridge si një zëvendësues i Contes, e ardhmja e të cilit në klub nuk e sigurt.
Conte i siguroi sezonin e kaluar titullin në Premierë Ligë “Bluve”, por ata tani qëndrojnë 14-të pikë larg nga kreu i tabelës pas 17 ndeshjeve këtë sezon./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...