Shqipëria u mposht të enjten mbrëma nga Serbia në Elbasan Arena, për ç’gjë fajin mbi vete e ka marrë kapiteni i përfaqësueses.
Kapiteni i përfaqësuese shqiptare e ka marrë mbi vete fajin për humbjen ndaj Serbisë në Elbasan Arena.
Ai e ka quajtur shqetësues faktin se në dy ndeshjet e fundit Shqipërisa ka pësuar gol në minutat e fundit të ndeshjes, ndërsa ka theksuar se skuadra nuk ishte në nivelin e kërkuar.
“Është hera e dytë që pas ndeshjes me Portugalinë që pësojmë golin në fund. Në qoftë se nuk e kishim edhe fuqinë dhe freskinë nuk duhet të kishim pësuar. Duhet t’i thoshim skuadrës, edhe trajneri i pari duhet t’i thoshte që të mos ikim përpara”,- kanë këto fjalët e kapitenit Lorik Canës i cili pranon fajet për humbjen.
“Nuk e zbatuam mjaftueshëm atë që na kërkohej. Ekipi tregoi një dëshirë të jashtëzakonshme për të fituar lojën dhe kjo na penalizoi shumë në minutat e fundit. Duhet të kishim mjaftuar 0-0, që do të na çonte me dy rezultate në Armeni. E mësuam që Portugalia duhet të kishte fituar nga tifozët”, – tha ai.
“Trajneri na dha sinjalin që të rrimë me pozicion. E përsërita dy-tri herë, mund ta marr edhe unë përgjegjësinë për humbjen.
Duhet të isha më këmbëngulës që t’i mbaja afër vetes dhe të mos i kisha lënë të dilnin në sulm.
Nuk këmbëngulëm mjaftueshëm që të mos rrezikonim. Këto janë gabime që ne nuk i morëm parasysh.
Me vjen keq, sepse në ato momente duhet të ishim më prezent. Është e vështirë t’i ndalësh lojtjarët. Pas tre ditësh e kemi në dorë”, – deklaroi Cana pas ndeshjes për “Supersport”.
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...