Francesco Calzona ka thënë fjalët e para si trajner i Napoli-t, në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjes së Champions League kundër Barcelona-s, e vlefshme për takimin e parë të raundit të 1/8-ave.
Në nisje të fjalës, Clazona falenderoi Federatës Sllovake që e lejojë të largohet nga kombëtarja e tyre për të marrë drejtimin e Napoli-t.
“Doja të filloja duke falënderuar Federatën Sllovake dhe Presidentin Kovacic sepse më lejoi të kem këtë mundësi për të ardhur te Napoli. Merita u shkon atyre dhe lojtarëve. Falënderoj edhe popullin sllovak sepse tregoi shumë respekt për mua”-tha ai.
Ndërsa më tej, duke folur për sulmuesin kryesor të Napolit, Victor Osimhen, Calzona theksoi se nigeriani është në super formë.
“Ai u stërvit me ekipin, nuk ishte një seancë shumë e gjatë, por ai u stërvit me shpejtësi të plotë, do të vlerësohet si pjesa tjetër e skuadrës nesër pas seancës së fundit stërvitore”-deklaroi tekniku.
Sa i përket ndeshjes ndaj Barcelonës, Calzona u shpreh se nuk e tremb aspak, pasi sipas tij Napoli është një ekip i fortë.
“Jam i lumtur, që mbërrita në këtë moment adrenaline. Debutimi është i rëndësishëm, ndaj një kundërshtari të fortë. Megjithatë, e gjithë kjo nuk më tremb sepse Napoli është një ekip i fortë. Lojtarët thjesht duhet të rizbulojnë disa koncepte, por ata janë të fortë. Kjo më bën të lumtur”-tha ndër të tjera ai.
Gjykimi për krime lufte ndaj Grujica Veljoviq mbahet në mung...
“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas...
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nëns...
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...