Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon pretendon se ‘Los Blancos’ mund të mos jenë në gjendje për të përballuar blerjen e Paul Pogbas.
Calderon thotë se Real Madridi do të bëjë shpenzime të mëdha për të rinovuar stadiumin Bernabeu dhe për shkak të kësaj nuk pritet se do të kenë fonde të mjaftueshme për të siguruar edhe shërbimet e mesfushorit francez, transmeton portali arbresh.info.
“Neymar është një top lojtar, por unë nuk mendoj se sjellja e tij ka qenë e tillë së fundmi, nuk mendoj se kjo është një referencë e mirë për të ardhur në Real Madrid”, ka thënë Calderon për Sky Sports.
“Pogba ndoshta. Ai është njëri nga lojtarët që Zidane ka thënë se do të dëshironte që të vinte”
“Problemi janë të hollat. Presidenti jonë ka vendosur për të investuar shifra qesharake në një stadium të ri. Ne kemi një stadium fantastik”, përfundon Calderon./arbresh.info/
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit