Mbrojtësi legjendar brazilian, Cafu ka folur së fundmi për fituesin potencial të “UEFA Champions League”.
Në një interivtë për “MARCA”, ish – mbrojtësi i Milan dhe Romës, ka theksuar se sipas tij, PSG është ekipi favorit për të fituar “Champions”-in, ndërkohë që është pyetur edhe për anësorin e djathtë më të mirë.
“PSG është favoritja për të fituar ‘Champions League’, në çdo repart ata kanë lojtarë shume decizivë. Dhe mos harrojmë se iu mungon ende Sergio Ramos, i cili do të jetë fundamental kur të rikuperohet”, është shprehur braziliani.
Anësori i djathtë më i mirë në botë?
“Mua më pëlqejnë shumë dy, Hakimi dhe Carvajal. Më pas edhe Trent-Alexander Arnold”, është shprehur ai./Arbresh.info
Ramush Haradinaj i AAK-së me pasuri milionëshe e të hyra mbi...
Bedri Hamza deklaron tri banesa, një shtëpi, tri garazhe dhe...
Lumir Abdixhiku deklaron tri banesa, dy shtëpi, mbi 9 mijë e...
E gjithë pasuria e Çekut në emër të gruas, thotë se përdor v...
Dimal Basha pa shtëpi dhe pa banesë, nuk deklaron as shpenzi...
Pasuria afër 1 milion euro e Vjosa Osmanit, dy shtëpi në Aus...