Mesfushori i Kosovës, Zymer Bytyqi ndihet i lumtur pas transferimit te klubi turk, Konyaspor.
Sot (e premte) gjatë ditës, Konyaspor konfirmoi zyrtarisht nënshkrimin me Bytyqin në një kontratë për dy vite e gjysmë.
Pas transferimit, Bytyqi ka folur fjalët e para si lojtar i klubit turk, ndërsa ndihet i lumtur me këtë transferim dhe mezi pret të luajë.
“Jam shumë i lumtur që kam ardhur këtu”, ka thënë fillimisht Bytyqi pas nënshkrimit me Konyaspor.
“Unë kam ardhur në një klub shumë të madh. Ata kanë një mbështetje të madhe të tifozëve. Ata tashmë po tregojnë interes për mua”.
“Unë do të bëj më të mirën time dhe dua të kontribuoj për klubin”./Arbresh.info/
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...