Burnley është mposhtur me rezultat të ngushtë 1 me 2 nga Chelsea mbrëmjen e sotme (e enjte).
“Blutë” vazhduan shpresat për të përfunduar në top katërshe këtë sezon pas fitores së ndeshjes si mysafirë në Turf Moor kundër skuadrës së Sean Dyches, shkruan portali arbresh.info.
Anësori Victor Moses, i cili realizoi golin e fitores për skuadrën e Contes, është lojtari me notën më të lartë të takimit. 27-vjeçari është vlerësuar me notën 8.5 për paraqitjen impresive.
Te skuadra e Chelseas me notë të lartë janë vlerësuar edhe Gary Cahill (8.4), Kante (7.3) Emerson (7.2), Pedro (7.0) dhe Giroud (7.1).
Për paraqitje të mirë janë vlerësuar lartë edhe Ashley Barnes (7.3) dhe Gudmundsson (7.1) te skuadra nikoqire.
Lojtari me notën më të dobët është sulmuesi Chris Wood (5.9) i Burnleyt./arbresh.info/

Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit:...
Nga nesër mbyllet përkohësisht rruga “Vicianum” ...
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...