Kosova i zhvillon dy ndeshjet e fundit eliminatore ndaj Ukrainës më 6 tetor në ‘Loro Boriçi’ dhe më 9 tetor në Islandë, përcjellë arbresh.info.
Përzgjedhësi i Kosovës Albert Bunjaku, po mban konferencë për media në Hotel Emerald. “Loja me Ukrainën do të jetë lojë e hapur. Duke u bazuar në paraqitjet që kemi pasur më herët me Ukrainën, besoj se do të paraqitemi mirë. Loja me Ukraninën mendoj se do të jetë ndeshje interesante kurse me Islandën do të jetë lojë e mbyllur. Kosova ka kapacitet për të befasuar pavarësisht se kemi të bëjmë me dy kundërshtarë të fortë”, ka thënë Albert Bunjaku. /arbresh.info/
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...